Zjarr i madh në Shëngjin, rrezikohen banesat dhe restorti turistik (Video)


Një zjarr masiv ka përfshirë sot zonën bregdetare të Shëngjinit. Flakët janë fare pranë banesave, duke shkaktuar panik te banorët për shkak edhe të prezencës së madhe të tymit.

Gjithashtu i rrezikuar është edhe një resort turistik. Forcat zjarrfikëse kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për shuarjen e flakëve.
Nuk dihen ende shkaqet e rënies së zjarrit, por paraprakisht thuhet se kanë marrë shkurret e më pas era ka përhapur flakët.

Prej dy ditësh në Lezhë ka pasur më shumë se 10 vatra zjarri, shumica të qëllimshme.

Baby Boo