Zjarr i madh në Beograd, digjet qendra tregtare kineze


Një zjarr i madh ka përfshirë mëngjesin e sotëm qendrën tregtare kineze që ndodhet në bllokun 70 në Beogradin e Ri në Serbi.

Sipas mediave serbe, aktualisht në terren ndodhen mbi 50 zjarrfikës, të cilët po punojnë që të lokalizojnë dhe shuajnë zjarrin, teksa nuk dihen ende shkaqet e shpërthimit.

Kjo qendër tregtare u dogj edhe tre vjet më parë.

Baby Boo