Zijadin Sela, në ditën botërore të lirisë së shtypit solidarizohet me gazetarët


Kryetari i ASH-së, Zijadin Sela përmes një postimi në rrjetin social FB është solidarizuar me gazetarët për të cilët Sela thotë se gjendja e mediave është përkeqësuar në vendin tonë gjatës qeverisjes SDSM-BDI, me presione dhe kërcënime të shtuara nga ana e qeverisë mbi mediat e lira, dhe një kulturë të vazhduar të pandëshkueshmërisë të ngjashme me atë të regjimit paraprak, shkruan kreu i ASH-së, Zijadin Sela.

Postimi i plotë i Zijadin Sela:
Ziadin Sela
Sot, në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, solidarizohem plotësisht me gazetarët tanë, puna e pavarur dhe profesionale e së cilëve është më e rëndësishme se kurrë në kontekst të kufizimeve të së drejtave e lirive individuale dhe kolektive të zbatuara në kuadër të masave kundër pandemisë Covid-19.

Siç e ka theksuar organizata Reporterë pa Kufij, gjendja e mediave është përkeqësuar në vendin tonë gjatës qeverisjes SDSM-BDI, me presione dhe kërcënime të shtuara nga ana e qeverisë mbi mediat e lira, dhe një kulturë të vazhduar të pandëshkueshmërisë të ngjashme me atë të regjimit paraprak.

Vendi ka nevojë për reforma thelbësore dhe të menjëhershme në sektorin e mediave, me qëllim që të krijohen kushte të punës për gazetarët dhe mediat, që atyre tu mundësohet kryerja e detyrave të tyre pa presione, shantazhe dhe shqetësime për statusin e tyre socio-ekonomik.
Demokracia nuk mund të funksionojë pa lirinë e mediave. Liria e mediave është vetë demokracia.

https://www.facebook.com/ZiadinS/posts/2270164526447674

Baby Boo