Ziberi: Nuk do të jem pre e ndikimit politik ndaj punës time


Avokati i Popullit Naser Ziberi deklaroi se nuk do të lejojë askush të ndikojë gjatë ushtrimit të dëtyrës së tij të re. Ai tha se me dinjitet do t’i shërbejë qytetarëve.

“Nuk do të jem pre e çfarëdo tentimi dhe influencës ndaj punës time qoftë nga qendra e mundshme politike, biznesi, ekonomike, apo çdo lloj qendre ndikimi dhe influence që mund të jenë.

Përkudrazi do të bëj çmos që të jem i denjë në ushtrimin e funksionit që ma garanton kushtetuta dhe ligji, e kjo është mbrojtja e të drejtave dhe lirive të qytetarëve. Në asnjë moment nuk do të jemë pre e këtyre ndikimeve.” – deklaroi Avoakti i Popullit Naser Ziberi.

Baby Boo