Ziberi: “Deputetët e Alternativës janë manipuluar”


Deputeti i Bashkimit Demokratik për Integrim, Arben Ziberi tha se deputetët e Alternativës kanë qenë të manipuluar në lidhje me mbledhjen e nënshkrimeve për një shumicë të re parlamentare. Sipas tij është gabim që deputetët shqiptar të ulen me një tryezë me partinë “E Majta”.

“Do të ishte gabim shumë i madh për çdo deputet shqiptar që të ulet në tavolinë aq anti-shqiptare, aq anti-amerikane, anti-progresive. Mendoj se edhe deklarate e Skender Rexhepit ishte në atë frymë, pasi siç tha edhe ai, kanë qenë të manipuluar, kinse kanë siguruar shumicë të re parlamentare, por pa dy deputetët e “E Majta”, dhe unë mendoj që për çdo deputet shqiptar do ishte shumë e vështirë që të hedh votën dhe të bëhet pjesë e asaj tryeze”, tha mes tjerash Ziberi

Baby Boo