Ziadin Sela ofroi dorëheqje


Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela sot në Kuvendin Qendror të partisë që u mbajtë në Gostivar i ka kërkuar që të shqyrtohet edhe dorëheqja e tij, por bashkëpartiakët e kanë hedhur poshtë kërkesën e Selës.

Ndërkaq, kryetari i degës së ASH-së në Tetovë dhe kryetari i degës së ASH-së Dollnen janë larguar zyrtarisht nga Aleanca për Shqiptarët.
Sipas Selës, largimi vjen pasi që ata njoftuan bashkëpunimin me Lëvizjen Besa para zgjedhjeve dhe kanë shkelur statutin e partisë.

Baby Boo