Ziadin Sela: Edhe kisha edhe priftërinjt le të përgjigjen njëjt para ligjit


Shkeljet e orës policore në Maqedoninë e Veriut vazhdojnë të jenë temë dite e sidomos ditëve të fundit, kur në dy raste të caktuara nga grupe qytetarësh u thye rregulli dhe të gjtha rekomandimet e qeverisë dhe OBSH-së në kohë pandemie. Së fundmi, gjatë festës së Pashkëve Ortodokse, u vërejtën filmime dhe pamje nga organizimi i ritualeve fetare në kishat e vendi, ku shiheshin qytetatarë të shumtë, që kishin dalur edhe përkundër orës policore dhe rekomandimeve. As masa mbrojtëse e as ruajtje të distancës nuk kishte në këto raste. Deri tani nuk kemi njohuri për ndonjë hetim të mundshëm të institucioneve kompetente për këtë rast.

E kundërta ndodhi me protestuesit shqiptarë në Lagjen Hasanbeg të Shkupit. Organet në mënyrë të shpejtë identifikuan dhjetëra qytetarë të pranishëm dhe ndaj tyre morën masa konkrekte. Siç u kumtua sot, ndaj 23 prej tyre janë ngritur kallëzime penale. Por nuk ka ndodhur klshtu me përfaqësuesit dhe pjesëmarrësit në manifestimet e Kishës Ortodokse.

Rast i ngjashëm para këtyre ndodhi para ca ditëve pas një deklarate të kreut të BFI-së, Sulejman Rexhepi, i cili theksoi se në qoftë se organet shtetërore nuk do të mbajnë premtimin e dhënë për mbulimin e shpenzimeve për imamët e BFI-së gjatë kësaj periudhe, ata do të detyrohen të mos e respektojnë marrëveshjen dhe të heqin vendimet me të cilat dalohet falja e namazeve në xhami. Kjo deklaratë e Rexhepit ngjalli reagime të shumta. Në një rast edhe nga prokuroria e shtetit theksuan se kreu i BFI-së mund të përballet me hetime dhe pasoja ligjore. Përfaqësuesit e partive në pushtet madje u deklaruan se kreu i BFI-se mund të arrestohej nëse vepronte sipas deklaratës së tij.
Por kjo nuk ndodh tani me krerët e Kishës Ortodokse Maqedonase. Pasi krerët e saj deklaruan se nuk do ti ndalonin ritualet për festa, krerët shtetëror vetëm rekomanduan që të mos thyen masat. Por askush nuk përmendi hetime e jo më dënime. Të paktën deri në këto momente.

Për këtë çështje Sela kërkoi hetime nga Prokuroria.

“Unë nuk besoj se duhet të ketë subjekte, qoftë juridike apo individë të caktuar, të cilët duhet të jenë të fuqishëm që të mos i respektojnë rekomandimet. Aleanca për Shqiptarët ka pasur një reagim n lidhje me këtë dhe ka kërkuar nga Prokuroria që të veprojë. Në qoftë se ka pasur shkelje të orës policore, në qoftë se ka pasur shkelje të rekomandimeve të qeverisë që janë rekomandime të OBSH-së dhe MSH-së, këtu prokuroria duhet të veprojë.
Ndryshe, ne edhe njëherë do të jaim lajmin dhe imazhin e Maqedonisë si shtet që vepron me dy standarde. Një standard kur bëhet fjalë për një pjesë të qytetarëve dhe me standard tjetër kur bëhet fjalë për një pjesë tjetër të qytetarëve”, theksoi Sela.

Sipas tij, para ligjit duhet të jenë të barabartë të gjithë, pavarësisht përkatësisë fetare, etnike apo edhe funksionit që ushtron. Masat kundër pandemisë duhet të respektohen nga të gjithë pa përjashtim.

“Ajo që duam ne është që shteti të jetë i drejtë, i barabartë, gjithëpërfaqësues për gjithë qytetarët. Të kenë përgjegjësi si qytetarët e thjeshtë, ashtu edhe politikanët. Si hoxha ashtu edhe prifti. Përgjegjësi të kenë njëjtë edhe Bashkësia Fetare Islame ashtu edhe Kisha Ortodokse Maqedonase. Prandaj vlerësojmë se Prokuroria duhet ta bëjë punën e saj dhe nuk duhet që dikush të shpëtojë nga shkelja që e ka bërë në orën policore, vetëm e vetëm që është i një përkatësie etnike tjetër dhe një konfeksioni religjioz tjetër”, u shpreh Ziadin Sela.

Për çështjen në fjalë kemi dorëzuar pyetje tek organet e rendit, por deri tani, këto institucione kanë heshtur.

Baby Boo