Ziadin Sela do t’i bashkohet fushatës së Vetëvendosjes në Prizren


Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela gjatë ditës së sotme do të jetë mysafir i Albin Kurtit gjatë aktiviteteve që Vetëvendosje i organizon në qytetin e Prizrenit.

Takimin e ka bërë të ditur Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, i cili njofton se Sela do t’i bashkohet karvanit të Vetëvendosjes në orën 11.30.
“Kafja në Shatërvan gjithmonë ka lezet, e kur e pin me Albinin edhe më i veçantë. Në më të bukurin vend, muhabetit do t’i bashkohet edhe z.Ziadin Sela, në ora 11:30. Nuk dihet, ndoshta na vjen edhe presidentja Vjosa”, ka shkruar Mytaher Haskuka në rrjetin social Facebook.

Kujtojmë që Sela dhe eksponentë të lartë të partisë së tij, morën pjesë aktivisht edhe në fushatën e zgjedhjeve të kaluara në Kosovë, duke mbështetur hapur ndryshimin atje. Të njëjtën gjë, në zgjedhjet e 15 Korrikut në Maqedoni e bënë edhe krerët e Vetëvendosjes, duke përkrahur koalicionin mes Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës.

Baby Boo