Ziadin Sela – Distria Krasniqit: Faleminderit nga zemra, që na bëni krenarë!


Triumfit të xhudistes nga Kosova në Lojërat Olimpike Tokio 2021, Distria Krasniqit i është gëzuar lideri i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela.

Nëpërmjet një shkrimi në “Facebook”, Sela ka falënderuar Distrinë, për siç thotë, sepse bëri krenarë të gjithë shqiptarët kudo që janë.
“URIME, DISTRIA E ARTË!🥇
Distria Krasniqi sot bëri krenarë tërë kombin shqiptarë dhe ngriti në piadestal Republikën e Kosovës.

Me medaljen e parë të artë në Lojrat Olimpike në Tokio dhe të dytin me radhë, Distria dëshmoi se puna dhe përkushtimi i çdo individi, sjellin nder të madh për kombin dhe vendin.
Urime dhe suksese pa fund vashave e djemve tanë! Faleminderit nga zemra, që na bëni krenarë, neve shqiptarëve kudo që jemi”, shkroi Sela.
Distria Krasniqi ka bërë histori në Lojërat Olimpike Tokio 2020, duke fituar medaljen e artë.

Baby Boo