Zhvillimet në Veri të Kosovës, Ali Ahmeti: “Nuk ndikon tek ne, Maqedonia është një shtet stabil”


Ngjarjet në Veri të Kosovës nuk do të ndikojnë në Maqedoni. Kështu mendon kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, i cili bëri thirrje për thellimin e paqes dhe sigurisë në rajon.

“Nuk mendoj që zhvillimet në Veri do të ndikojnë në Maqedoni. Maqedonia është shtet stabil, Maqedonia është në procese të rëndësishme. Të gjithë, pavarësisht dallimeve të kontribuojmë në forcimin e paqes, stabilitetit, sigurisë. Kështui që, nuk shoh asgjë të rëndësishme ne këtë drejtim”, u shpreh kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti. Këto komente, Ahmeti i bëri paas takimit të liderëve të mbajtur sot në Kuvendin e Maqedonisë së veriut./KlanMacedonia

Baby Boo