“ZHVATJA”, ISH DREJTORI I “T-MOBILE” DËSHMON PËR TË DYTËN HERE (VIDEO)


Zharko Llukovski, ish drejtori ekzekutiv në “T-Mobile”, mëngjesin e sotëm ka qenë në Prokurorin për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit ku ka dhënë deklaratë në lidhje me rastin “Zhvatja”.

Kjo është hera e dytë që Llukovski përballet me prokuroren Villma Ruskovska, ngase ai njëherë kishte dhënë deklaratë, ndërsa tani ka kërkuar që ta plotësojë atë.

Lukovski përmendet në një prej bisedave që i publikoi gazeta italiane “La Verita”.

Boki 13 në bisedë më Orce Kamçev thotë se Zharko Llukovski ka kryer punë për rastin e “Stacioneve bazë” edhe në PSP edhe në Qeveri.

Dje në Prokurorinë për Ndjekje të Krimit të Organizuar për rastin “Zhvatja” ka dëshmuar biznesmeni Jordan Kamev.  Ai është ftuar të dëshmojë në cilësinë e dëshmitarit ndërsa më 2 maj ai e ka paraqitur këtë rast në Prokurori. Ndërkaq, ditë më parë për këtë rast kanë dëshmuar edhe prokurorët e speciales, Lile Stefanovska dheBurim Rustemi dhe plot persona të tjerë të lëmisë së biznesit dhe gjyqësorit.

Të dyshuarit në rastin zhvatja janë Bojan Jovanovski, Zoran Milevski dhe kryeprokurorja e PSP-së Katica Janeva, të cilët ndodhen në paraburgim.

Jovanovski dhe Milevski dyshohet se me ndikimin e Janevës, i kanë marrë 1, 5 milionë euro Kamçevit, në mënyrë që t’ia lehtësojnë procedurën penale në rastin “Perandoria”, në të cilën Kamçev është i dyshuari kryesorë.

Llukovski përmendet në një audo bisedë që i ka publikuar gazetar italiane “La Verita”. Sipas aktakuzës në rastin “Stacione bazë” që në PSP e udhëheq prokurorja Lile Sfefanova, Zharko Llukovski dyshohet për keqpërdorim të 3,5 milionë eurove në dobi të “Beton” SHA Shkup, ndërsa në dëm të aksionarëve të T-Mobile, mes të cilëve edhe shtetit. Enis Murtezi /SHENJA/

Baby Boo