Zhernovski në takime në Shtëpinë e Bardhë, Kongres dhe Këshillin atlantik të SHBA-së


Zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Andrej Zhernovski, dje në ditën e parë të vizitës së punës në Uashignton, pati takime në Shtëpinë e Bardhë, në Kongres, dhe në Këshillin atlantik të SHBA-së. Në Departamentin amerikan të Shtetit mori pjesë në pritjen e shefave të delegacioneve për nder të hapjes së Konferencës ministrore për avancim të lirive fetare, nikoqir i së cilës është sekretari amerikan i Shtetit, Majk Pompeo, kumtoi MPJ e Maqedonisë.

Gjatë takimeve, Zhernovski i njohi bashkëbiseduesit me ngjarjet më të reja në Republikën e Maqedonisë në planin e brendshëm dhe të ajshtëm politik dhe informoi për aktivitetet kyçe të Qeverisë së RM-së gjatë vitit të kalaur, të cialt rezultuan me zhbllokim të rrugës për integrim evropian dhe euro-atlantik të vendit.

Zhernovski pati takime të ndara me anëtarët e Grupit për miqësi me Republikën e Maqedonisë në Kongresin e SHBA-së, kongresistët Pol Miçel dhe Dejv Trot, republikanë nga Miçigani dhe Brendon Bojl, demokrat nga pensilvania. Zëvendësministri u falëdnerua për mbështetjen personale dhe të fuqishme të kongresistëve, dhe bëri thirrje për prëforcim të mëtutjeshëm të aleancës në interes të të dy vendeve, të NATO-s dhe të rajonit. Zhernovski kërkoi mbështetje të mëtutjeshme aktive nga Kongresi në periudhën në vijim, në drejtim të finalizimit të shpejtë të procesit të anëtarësimit të RM-së në NATO.

StictyBanner mes postimeve mobil
Kongresistët e përshëndetën Marrëveshjen mes Republikës së Maqedonisë dhe Greqisë, si dhe Marrëveshjen për fqinjësi të mirë, miqësi dhe bashkëpunim me Bulglarinë, duke i vlerësuar si hapa vendimtarë dhe të guximshëm të cilët janë të rëndësishëm jo vetëm për vendin, por edhe për tërë rajonin dhe paraqesin inspirim dhe model për ndërtim të marrëdhënieve të mira fqinjësore. Dërguan mblshtetje të fuqishme për implementimin e Marrëveshjes me Greqinë, si parakusht për anëtarësim sa më të shpejtë të RM-së në NATO dhe BE. Kongresistët e cekën rëndësinë e referendumit të ardhshëm, duke theksuar se presin pjesëmarrje aktive të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, cekën angazhim të mëtutjeshëm në drejtim të sigurimit të mbështetjes së fuqishme të Kongresit të SHBA-së për prioritetet e Republikës së Maqedonisë.

Gjatë takimit në Shtëpinë e Bardhë me zëvndës-këshilltaren për siguri nacionale të presdientit të SHBA-së, Mira Rikardel, u riafirmua mbështetja e fuqishme dhe padiskutueshme e administratës amerikane ndaj marrëveshjes së arritur për zgjidhjee të kontestit për emrin. Rikardel theksoi se SHBA-ja e çmon lartë këtë sukses historik për të cilin nevo0jiten lidership i guximshëm dhe vendosshmëri, me ç’rast shfaqi pritje për epilog pozitiv në procesin e implementimit tek të dyja palët, që do të mundësojë rrumbullakësim të anëatrësimit të RM-së në NATO dhe BE.

Zhernovski realizoi takim edhe me nënkryetarin e Këshillit atlatik, Dejmon Uillson dhe me ekspertë nga Këshilli. bashkëbiseduesit këmbyen mendime për aktualitetet në Republikën e Maqedonisë dhe rajon, përarësitë dhe sfidat në rrugën drejt integrimit euro-atlantik. Anëtarët e Këshillit atlantik shprehën mbështetje të fuqishme për marrëveshjen e arritur për zgjidhje të kontestit rreth emrit, rrumbullakësimin e procesit me referendumin e ardhshëm dhe shfaqën shpresë për zbatimin e tij të shpejtë dhe efikas. Potencuan se është jashtëzakonisht me rëndësi të gjithë faktorët shoqëror, pushteti dhe opozita, opinioni qytetar dhe akademik, bashkarisht ta njohin rëndësinë e momentit dhe së bashku ta bartin barrën e kësaj sfide të gjeneratave.

Vizita e punës e Zhernovskit vazhdon me takime në Departamentin e Shtetit dhe në USAID, thuhet në kumtesën e MPJ-së.

Baby Boo