Zhelinë, vazhdojnë punimet në Shtëpinë e Kulturës – Qendra Rinore


Vitin e kaluar, u bë hedhja e gurëthemelit të Shtëpisë së Kulturës – Qendër Rinore në fshatin Zhelinë, me të cilën kjo shtëpi kulture do të jetë nën menaxhimin e Ministrisë së Kulturës.

Ndërkohë, sot në vendin ku zhvillohen punimet ka dalë në terren kryetari i Komunës së Zhelinës, Blerim Sejdiu për të parë se deri ku kanë arritur punimet.

“Inspektuam punimet e Pallatit të Kulturës – Qendra Rinore në Zhelinë, e cila çdo ditë po merr formën e saj. Punojmë pandërprerë që rinia jonë e qytetarët tanë të kenë një shtëpi kulture, ku do të performojnë talentët e rij,” ka thënë Sejdiu.

Baby Boo