Zhelina ankohet për orën policore! Sejdiu: 10 ditët e fundit s’kemi asnjë rast me Covid-19


Zhelina ankohet deri te Qeveria se pse në Komunën e tyre është vendosur orë policore kur atje nuk ka rritje të numrit të të infektuarve.  Kryetari i kësaj komune Blerim Sejdiu thotë se ky vendim është i pa drejtë pasi që në këtë komunë nuk ka asnjë të infektuar në bazë  të të dhënave zyrtare. Sejdiu thotë se ai edhe në mënyrë zyrtare i është drejtuar Qeverisë, por deri më tani nuk kanë marrë asnjë përgjigje.

“Komuna e Zhelinës ende vlerëson se ky vendim i djeshëm i  qeverisë është jo i drejtë  dhe jo korrekt për komunën e Zhelinës pasi që  komuna  e Zhelinës 10 ditët e fundit nuk ka regjistruar asnjë rast me Covid 19 dhe ky vendim i izolimit  me ndalesë për qytetarët me orë policore është jo i drejtë  për arsye se ne kemi qenë të kujdesshëm bashkërisht  me qytetarët, kemi apeluar dhe ata i kanë respektuar maksimalisht këta masa  dhe në fund po dënohemi si komunat tjera që  nuk kanë qenë të kujdesshme”, tha Blerim Sejdiu, kryetar i Komunës Zhelinës.

E shumica e qytetarëve në këtë komunë nuk besojnë se ekziston virusi. Ata thonë se nuk kanë parë asnjë të infektuar.

Qytetar: “Me sa e shohë unë këtu drejtësi nuk ka aspak se tre muaj është duke zgjatur  kjo korona  korona a ne nuk kemi parë  asnjë të sëmur apo të vdekur nga koronavirusi përveç se i manipulojnë.”

Qytetar: “E drejtë nuk është aspak këto janë të gjitha manipulime,  se nuk ka as virus asgjë.”

Qytetar: “Është mirë populli nuk mbushet mend vetë e bëjmë këtë  të ketë orë policore, çka të bësh  këtij as maskë asgjë.”

Qytetar: “Le të vendosin çka duan le të bëjnë shihet se si është politika.”

Me vendim të  Qeverisë edhe komuna e Zhelinës vendoset në orë policore bashkë me komunat tjera të Tetovës, si Bogovina, Tearca e Jegunovca.

Baby Boo