Zhd*ukja e 28 vjeçarit nga Malisheva: Dyshohet se u kid*napua


Është zhd*ukur 28-vjeçari Jetmir Rudi nga fshati Rud i Komunës së Malishevës. Sipas informacioneve të Policisë së Kosovës dy*shohet se bëhet fjalë për ki*dnapim.
Policia e Kosovës për rajonin e Gjakovës ka sqaruar rastin për Sinjalin ku thonë se sipas informacioneve dy*shohet se bëhet fjalë për ki*dnapim. Sipas tyre familjarët kanë pranuar një foto të një personi i cili ishte i lidhur me një litar, edhe pse nuk dihet lokacioni dhe koha e fotos.

Familjarët po ashtu kanë njoftuar se Jetmiri kishte kriza nervore e shëndetësore kohë pas kohe.
Ndërsa Policia njofton se pritet të angazhohet dhe njësia K-9 në kërkim të të zhdukurit.

Baby Boo