Zhduket një vajzë e mitur në Gjilan


Policia e Kosovës ka njoftuar se në Gjilan është zhdukur një vajzë e mitur.
Rastin në Polici e ka lajmëruar babai i saj.
“Gjilan 09.12.2021- 11:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se vajza e tij e mitur është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më, dhe nuk dihet për vendndodhjen e saj. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Baby Boo