Zhduket një aeroplan në Rusi


Një aeroplan rus me së paku 28 persona në bord është zhd*ukur nga radarët në gadishullin Kamçatka në lindje të Rusisë, raportuan agjencitë e lajmeve, duke cituar autoritetet lokale.
Aeroplani AN-26 po udhëtonte nga Petropavlovsk për në Kamçatsky.
Pilotët humbën kontaktin me kontrollorët e trafikut ajror në momentin kur po përpiqeshin të ateronin.

Zyrtarët rajonal të Ministrisë së Emergjencave të Rusisë thanë se në aeroplan ishin 22 pasagjerë dhe gjashtë anëtarë të ekuipazhit.
Në kërkimet për gjetjen e aeroplanit janë përfshirë dy helikopterë, ndërsa punëtorët e shpëtimi janë në gjendje gatishmërie, njoftuan autoritetet.

Disa aks*idente ajrore vd*ekjeprurëse kanë ndodhur në vitet e fundit në Rusi. Ekspertët kanë fajësuar mirëmbajtjen e dobët të aeroplanëve dhe standardet e ulëta të sigurisë.
Në maj të vitit 2019 në aeroplan i linjës ajrore Aeroflot u rrëzua në aeroportin e Moskës dule lënë të vd*ekur 41 persona.

Baby Boo