Zhduken dy autobusë të cilët ishin dërguar për të evakuuar ukrainasit


Dy autobusë të dërguar për të evakuuar civilët nga një qytet ukrainas thuhet se janë zhdukur, sipas një burimi ushtarak të cituar nga BBC.

Mikola Khanatov tha se një nga dy automjetet ishte vënë nën zjarr kur ishte brenda në qytetin e vogël të Popasna, në rajonin Donbas.

Ndërsa nga një autobus i dytë, i drejtuar nga një mësues lokal i historisë, nuk ka lajm që nga dje.

Asnjëra nga automjetet nuk u kthye në Bakhmut në Ukrainën lindore, thonë raportet.

Vullnetarët dërguan tre autobusë në Popasna të premten për të ndihmuar në evakuimin e civilëve, pasi qyteti përballet me bombardime të rënda nga trupat ruse./21Media

Baby Boo