Zhdukem dy persona në detet e Greqisë, vazhdojnë kërkimet për dy shtetasit e Maqedonisë së Veriut


Kërkimet për gjetjen e dy shtetasve të Maqedonisë së Veriut të zhdukur dje në det pranë Posidit të Halkidikit -Greqi kanë vijuar herët në mëngjes. Babai dhe vëllai i njërit prej personave të zhdukur iu bashkuan kërkimit, raportojnë mediat lokale. Janë angazhuar një helikopter i ushtrisë greke, dy anije të rojes bregdetare dhe dy anije privat. Në kërkim marrin pjesë vullnetarë që ecin përgjatë bregdetit në afërsi të Posidit. Erërat e forta në zonë po vështirësojnë kërkimet.

Tre shtetas maqedonas të moshës 25, 28 dhe 30 vjeç janë zhdukur dje në det pasi janë tërhequr nga erërat e forta. 25-vjeçari është gjetur me shpejtësi nga shërbimet greke dhe ndodhet në gjendje të mirë. Të tre shkuan në Halkidiki për të festuar ditëlindjen e njërit prej tyre.

Baby Boo