Zhbogar: Korniza negociuese ende nuk është finalizuar dhe nuk mund të them se çka përmban


Korniza negociuese ende nuk është finalizuar dhe nuk përfaqëson dokument publik dhe për këtë nuk mund të flas për atë që do të përmbajë ajo. Bëhet fjalë për kornizën e njëjtë negociuese me strukturë të ngjashme si edhe për vendet tjera të rajonit, me atë që duhet ta integrojmë metodologjinë e re të miratuar para pak kohësh nga Këshilli Evropian, deklaroi euroambasadori Samuel Zhbogar, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve kur do të publikohet korniza negociuese, qka do të përmbajë edhe se a janë përfshirë marrëdhëniet e mira fqinjësore me Bullgarinë.

Sa i përket Bullgarisë, Zhbogari theksoi se marrëdhëniet e mira fqinjësore janë element i rëndësishëm se sa nga procesi i zgjerimit.

“Kjo është konfirmuar dhe pjesë e vendimit të Këshillit Evropian nga marsi. Nevoja e vazhdimit me zbatimin e marrëveshjeve të arritura me fqinjët dhe zhvillimin e vazhdueshëm të marrëdhënieve fqinjësore gjithsesi se do të adresohen në kornizën negociuese”, deklaroi Zhbogari.

Ai theksoi se eurokomisari për zgjerim Oliver Varheji kishte konfirmuar se korniza negociuese do të publikohet në qershor dhe beson se ende qëndron në këtë datë.

“Do të publikohet në qershor. Besoj se Komisioni Evropian shumë shpejtë do ta prezantojë para vendeve anëtare. Pastaj iu mbetet vendeve anëtare që ta shqyrtojnë dhe përfundimisht ta konfirmojnë dhe atëherë do të prezantohet përfundimisht para vendit tuaj”, deklaroi Zhbogari.

Baby Boo