Zhbogar: E ardhmja evropiane e Maqedonisë është në duart e qytetarëve


Ambasadori i Bashkimit Evropian, Samuel Zhbogar, në një intervistë për Radio Evropa e Lirë thekson se javët dhe muajt e ardhshëm do të jenë mjaft të rëndësishëm për të ardhmen e vendit. Ai tha se referendumi është si monedhë me dy anë: në njërën anë është anëtarësimi në BE dhe NATO, ndërsa në anën tjetër marrëveshja me Greqinw. “Mendoj se tani është koha dhe mendoj se nuk ka mundësi më të mirë. E ardhmja është në duart e qytetarëve.

Ata do të vendosin se çfarë do të bëjnë me ftesën e NATO-s gjatë votimit në referendum”, tha mes tjerash Zhbogar. Ndërsa sa i përket mossuksesit të referendumit dhe ndikimit rus, ai tha se nuk dëshiron të spekulon për ndikime dhe se beson në forcën e qytetarëve. Zhbogar tha se është shumë e rëndësishme që opozita të merr pjesë në negociatat me BE-në dhe të jetë pjesë e procesit të skriningut, pasi sipas tij, procesi do të shkojë më shpejt dhe qytetarët do të përfitojnë. Euroambasadori tha se në procesin e skriningut prioritare do të jetë gjyqësori, sundimi i të drejtës dhe liritë e njeriut./Pacensure

Baby Boo