Ish-kryetari i Kaçanikut, Xhabir Zharku ka folur edhe për arsenalin e armëve që i është gjetur në shtëpi.
“Është gjetur një kallash personal i imi, një revole, dy MP5 dhe një predhë 82-she. Kallashi dhe revolja ishin të miat, por MP5-at i ka dorëzuar një qytetar dhe ato ishin të papërdorura”, ka thënë Zharku në RTV Dukagjini.
Ai ka shtuar se armët që i janë kërkuar janë dorëzuar, ndërsa sipas tij të gjithë e dinë se jo të gjitha armët janë dorëzuar.
“Gjithë Kosova e di që nuk janë dorëzuar të gjitha armët. Brigada jonë i ka dorëzuar e fundit armët te KFOR-i amerikan, dhe ky për mu është një kapitull i mbyllur”, ka shtuar më tej Zharku.
Zharku ka thënë se për armët e gjetura në shtëpinë e tij, ka paguar gjobën prej 1,500 euro.
“Për armët që më janë gjetur në shtëpi, jam dënuar dhe kam paguar dënimin 1,500 euro. Nuk jam i vetmi që kam paguar dënime për armë, dikujt i janë zënë më shumë armë dhe ka paguar dënim”, ka shtuar më tej i dënuari me 3 vjet burg.
FacebookTwitterGoogle+WhatsAppViber