Zhan Mitrev me lajm të mirë: Me metodën e re arritëm të shërojmë 25 raste të rënda me koronavirus


Mjeku Zhan Mitrev deklaron se në klinikën e tij po shërohen me sukses pacintët të cilët janë rëndë të sëmurë nga koronavirusi. Nga atje thonë se me zbatimin e një koncepti të ri të (hemofiltrimit) pastrimit të gjakut, deri tani në klinikën “Zhan Mitrev” janë shëruar 25 pacientë të cilët kanë qenë në gjendje të rëndë si pasojë e koronavirusit transmeton Pa Censurë!

Dr. Mitrev thotë se gjithësej tre jave po zbatohet kjo metodë dhe deri tani e njejta ka dhënë rezultate të shkelqyeshme.

Të gjithë pacientët ishin me simptoma të virusit Kovid-19. Koncepti ynë i shërimit nënkupton fillimisht ndjekjen e parametrave infektiv, e më pastaj e percaktojmë indeksin infllamator tek aj pacient dhe shkojmë me pastrimin e gjakut per 24 apo 48 ore, ndërsa te disa pacient me gjendje të rendë pastrimi shkon edhe më gjatë. Deri tani janë trajtuar 25 pacient me indikacione që të vihen në respiratorë, me çka me zbatimin e kësah metode e i shpëtuam… Më teper se gjysma e pacientëve tashmë janë në shtëpi ndërsa të tjerët janë në fazën e përmirësimit të gjendjes shëndetësore.

Kjo metodë të cilën ne e zbatuam shton Dr.Mitrev jep rezultate të shkelqyshme, rezultatet janë evidente. Shqetësues është fakti se më shumë kemi pacient të moshës së re.
Kjo ështe sëmundje e rëndë, shumë agresive dhe deri tani në nivel botëror nuk ka menyrë – koncept se si duhet pacientët të trajtohen. Bëhet fjalë për semundje shumë serioze/Pa Censurë

Baby Boo