Zgjedhjet presidenciale, Buçkovski: LSDM do të ketë 100 mijë vota më shumë se VMRO


Ish-kryeministri i Republikës së Maqedonisë, Vllado Buçkovski ka prognozuar se LSDM-ja do të fiton në raundin e parë të zgjedhjeve të ardhshme presidenciale me dallim prej 100 mijë votave ndaj VMRO-DPMNE-së.

“VMRO-DPMNE tani po e shqyrton rejtingun e kandidatëve të saj dhe atje nuk shoh kandidat të profiluar të cilët që në fillim do të kishin mbështetje serioze. Është e mundur që pas raundit të parë, ku sipas meje do të jetë dallimi më shumë se 100 mijë vota midis kandidatit të LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së, dhe se për këtë jam më se i bindur se LSDM-ja do të jetë favoritë në këto zgjedhje, pa dallim se kush do të jetë kandidatë nga emrat e atyre që po qarkullojnë në opinion, atëherë do të jetë dilema të VMRO-DPMNE-ja se a do të merr pjesë në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale që të mund të arrihet cenzusi”. ka thënë ish-kryeministri Buçkovski në një intervistë.

Në të kundërtën, ka thënë midis tjerash Buçkovski, bojkoti i heshtur mund të shkatërroj procesin e zgjedhjeve presidenciale.

“Në këtë rast Qeveria ka një opcion rezervë që të hapet Kushtetuta dhe të zgjidhet Presidenti në Parlament, sipas meje është një zgjidhje e cila është dashur të promovohet, jo si rezultat i zgjedhjeve të mos suksesshme presidenciale, por si një zgjidhje e cila i përgjigjet Kushtetutës dhe rrethanave në Maqedoni”, thotë Buçkovski.

Baby Boo