Zgjedhjet, Pendarovski: Jam në kontakt permanent me Zaev dhe Mickoski


Sa u përket zgjedhjeve, gjegjësisht datës për mbajtjen e zgjedhjeve, presidenti Pendarovski u shpreh se dallimi mes Zaevit dhe Mickoskit është diku 10-15 ditë, më herët apo më vonë.

“Kontaktoj rregullisht me liderët Zaev dhe Mickoski, do ti kontaktoj edhe gjatë ditës së sotme, menjëherë pas kësaj konference. Mendoj se duhet të gjendet zgjidhje sepse nuk kemi kohë për të humbur, dallimi mes dy liderëve është 10-15 ditë, sa i përket datës për mbajtjen e zgjedhjeve”, tha mes tjerash Pendarovski.

Presidenti Pendarovski u bëri thirrje liderëve të partive më të mëdha në vend, LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së, që të takohen që sot dhe të gjejnë konsensus për datën e zgjedhjeve.

“Dua të bëj thirrje publike për krerët partive më të madhe në pushtet, Zoran Zaev dhe Hristijan Mickoski, të ulen që sot dhe të gjej një rrugëdalje duke i vendosur interesat shtetërore mbi interesat personale dhe partiake,” tha Pendarovski.

Baby Boo