Zgjedhjet në veri të Kosovës, SHBA: Keqardhje për mospjesëmarrjen e partive serbe në zgjedhje


Shtetet e Bashkuara shprehën keqardhje që partitë serbe nuk morën pjesë në zgjedhjet lokale në veri të Kosovës, që u mbajtën sot.

Sipas rezultateve paraprake, Lëvizja Vetëvendosje fitoi garën për kryetar komune në Mitrovicë të Veriut dhe Leposaviç, ndërkaq Partia Demokratike e Kosovës fitoi në Zveçan dhe Zubin Potok.

“Ne përkrahim një demokraci të larmishme, gjithëpërfshirëse dhe shumetnike në Kosovë dhe zgjedhjet që e mbështesin atë. Është për të ardhur keq që jo të gjitha partitë shfrytëzuan të drejtën e tyre demokratike për të marrë pjesë në zgjedhjet e sotme. Pjesëmarrja në zgjedhje ndihmon për t’u siguruar që udhëheqësit janë përfaqësues të popullatës që iu shërbejnë. Votimi është një liri e rëndësishme e shoqërive demokratike”, u tha në njoftimin e Ambasadës amerikane në Prishtinë

Baby Boo