Zgjedhjet në Serbi, rreth 4000 shqiptarë kanë votuar për partinë e Vuçiqit


Dje janë zhvilluar zgjedhjet parlamentare në Serbi. Partia e Vuçiqit ka dalur fituese në zgjedhje, ashtu siç edhe ishte paraparë.

Por, befasues është fakti se në vendvotimet shqiptare kanë dalur shumë vota në mbështetje të partisë së Vuçiq.

Indeksonline mëson se rreth 4000 vota nga kutita e shqiptarëve janë dedikuar për partinë e Vuçiq në Luginë.

Partia e presidentit serb ka patur rritje të votave edhe në Bujanoc, por që fal politikës shqiptare dhe angazhimit të politikës shqiptare, Bujanoci megjithatë ka frymuar shqip edhe në zgjedhjet e djeshme.

Nga rezultatet e fundit të zgjedhjeve të djeshme, dy shqiptarë kanë të sigurtë mandatin për deputetë në Kuvendin e Serbisë, ndërsa me pak gjasa po pritet edhe mandati i tretë.

Baby Boo