Zgjedhjet në Liban, të parat pas 9 vitesh


Qendrat e votimit janë hapur në Liban për zgjedhjet e para të përgjithshme pas 9 vjetësh, një periudhë kohe kjo e shënuar nga një paralizë politike në vend dhe lufta e përgjakshme në Sirinë fqinje.

Zgjedhjet e fundit parlamentare u mbajtën në 2009-tën për një mandat të zakonshëm 4 vjeçar. Por parlamenti e zgjati dy herë mandatin e tij për shkak të paqëndrueshmërisë në Siri si dhe me pretekstin e reformimit të ligjeve zgjedhore.

Ai ndryshoi sistemin e votimit duke reduktuar numrin e zonave zgjedhore e duke u lejuar për të parën herë atyre që jetojnë jashtë kufijve, të hedhin votën e tyre.

Hezbollahu, grupi i armatosur i cilësuar si organizatë terroriste nga SHBA dhe të tjerë, synon të shtoje praninë e tij në asamble. Libani ka pasur prej kohësh një sistem ndarjeje të pushtetit politik mes përfaqësive të ndryshme fetare.

Numri i vendeve në parlamentin e tij ndahet mes të krishterëve, myslimanëve dhe presidenti, kryeministri dhe kryetari i Kuvendit duhet të vijnë nga një sfond i caktuar fetar.

Kryeministri aktual Saad Hariri shkaktoi një krizë të vërtetë politike në muajin nëntor kur u largua në drejtim të Arabisë Saudite me argumentin se i druhej një tentative ndaj jetës së tij, por një muaj më vonë hoqi dorë përfundimisht nga vendimi i tij për të lënë postin. Bashkimi Europian ka njoftuar se ka dërguar monitorues në të gjitha zonat zgjedhore të Libanit.

Baby Boo