Zgjedhjet në Kroaci, Këshilli i Shqiptarëve të Zarës: Votoni kandidaten që përfaqëson dinjitetin shqiptar


Zgjedhjet e reja Parlamentare në Kroaci do të mbahen në 5 korrik 2020. Ato do të vënë në prove edhe një herë maturinë dhe mençurinë e shqiptarëve, unitetin dhe dinjiteti tonë si komb. Me këtë rast, Këshilli i Pakicës Shqiptare të qytetit te Zarës u bën thirrje të gjithë bashkëkombasve që jetojnë në Zarë dhe ne mbare Kroacinë të bashkojne votat e tyre pa dallim feje apo ideje politike, për të rizgjedhur si deputete Ermina Lekaj Perlaskajn.
Para 4 vitesh, Ermina Lekaj Perlaskajn është e para përfaqësuese e komunitetit shqiptar që është zgjedhur si deputete në Parlamentin Kroat.

Këshilli i Pakicës Shqiptare të qytetit te Zarës thotë në një deklaratë se projektet që ajo ka realizuar këto katër vite, në dobi të Kosovës e Shqipërisë janë më të mëdhatë e kryer në 20 vite.
Këshilli u bën thirrje shqiptarëve të Kroacisë që të shmangin ndasie dhe të votojnë për të pasur përfaqësuesen e tyre në Parlament.

“Këtë radhe situata nuk është dhe aq e lehtë, pasi pakicat e tjera kombëtare, si ato boshnjake e te tjera janë më të shumtë në numër dhe janë fuqizuar, por besojmë shumë se ne të gjithë se bashku do të influencojmë, jo vetëm tek bashkëkombasit tonë, por edhe tek miqtë tanë boshnjakë apo të tjerë që votën e tyre ta hedhin për deputeten tonë të nderuar, e cila këto katër vite me punën dhe arritjet e saj na ka bërë të gjithëve të ndjehemi krenarë që përfaqësohemi aq denjësisht nga kjo intelektuale e mirëfillte, aktiviste e palodhur dhe shqiptare e mençur. Ermina na ka bërë e do na bëjë krenar kur ta degjojmë serish zërin e saj aty në atë sallë me 151 deputetë në parlamentin e Kroacisë tek rrezaton mençuri dhe shqiptari te pashoqe. Vota jone për Erminen është obligim, detyrë morale dhe qytetare. Ndaj le ta kryejmë këtë obligim. Kjo nuk është për Erminen është, mbi të gjitha, nder dhe detyrë për çështjen tonë kombëtare shqiptare”,– thuhet në deklaratën e Këshillit të Pakicës Shqiptare të qytetit te Zarës.

Baby Boo