Zgjedhjet malazeze, edhe Zaev me videomesazh: Votoni Gjukanoviçin


I mandatuari për kryeministër të Maqedonisë Veriore, Zoran Zaev, iu drejtua qytetarëve të Malit të Zi dhe i thirri ata të shkojnë në qendrat e votimit të dielën, 30 gusht dhe të votojnë për Milo Gjukanoviç. “Mali i Zi, në një periudhë relativisht të shkurtër kohore, të udhëhequr nga miku im i mirë Milo Gjukanoviç u bë anëtar i NATO-s dhe hapi të gjitha kapitujt me Bashkimin Evropian. Ky është një shembull i ndritshëm në një Ballkan tjetër të trazuar”, theksoi Zaev në një videomesazh.

Ai tha se Mali i Zi është në rrugën e duhur dhe se nuk ka alternativë tjetër përveçse të vazhdojë në rrugën drejtë bashkësisë së demokracive evropiane. “Ne jemi pjesë e Evropës dhe kështu duhet të sillemi. Kjo është arsyeja pse ju ftoj të dilni më 30 gusht për të votuar…,” tha Zaev, ndër të tjera.

Baby Boo