Zgjedhjet e jashtëzakonshme, mbi 22 mijë persona hynë dje nga pikat kufitare në Kosovë


Një numër i madh i bashkatdhetarëve janë parë teksa vinë këto ditë në Kosovë për të votuar në zgjedhjet e jashtëzakonshme të cilat do të mbahen nesër në Kosovë.
Ardhje kishe edhe sot në Aeroportin e Prishtinës dhe nga pikat kufitare.

Ndërkohë, vetëm dje në pikat kufitare të Kosovës, në perëndim, lindje dhe veri janë kontrolluar në hyrje 22.325 persona.
Zyrtarët policorë, kanë thënë se dje gjatë 24 orëve kanë hyrë 7316 vetura të cilat janë kontrolluar. Po ashtu, janë kontrolluar edhe 196 autobusë.

Baby Boo