Zgjedhjet e 12 prillit, jetë apo vdekje për liderët e partive politike!


Kryeparlamentari Talat Xhaferi edhe zyrtarisht sot ka njoftuar se zgjedhjet e parakohshme parlamentare do të mbahen më 12 prill, ashtu siç ishin marrë vesh liderët në takim tek presidenti, Stevo Pendarovski.

E në vigjilje të kësaj, analisti, Blerim Hyseni, se edhe gjatë kësaj fushate do të përdoren frazat që janë përdorur deri më tani. Sipas tij, beteja do të jetë e ashpër në dy kampet politike. Ai vlerëson se pas këtyre zgjedhjeve disa lider do të dështojnë, prandaj shton se do të veprohet në stilin, “gjithçka ose asgjë”.

“Nëse e analizojmë skenën aktuale dhe veprimet e deritanishme është vështirë të pritet që gara do të zhvillohet në bazë të ofertave politike por fatkeqësisht edhe kjo fushatë zgjedhore do te zhvillohet me akuza dhe kundër akuza e me kualifikime nga me te ndryshmet . Vlerësoj që në të dy kampet politike beteja do të jetë e ashpër edhe për faktin se disa liderëve te partive politike humbja do të ju kushtojë me dështim te karrierës si politikan. Prandaj mendoj qe do te veprohet me stilin “gjithçka ose asgjë”, deklaroi Hyseni.

Por ndryshe nga Hyseni mendon gazetari Isen Saliu. Ai në një prononcim për INA tha se pret që në këto zgjedhje partitë politike shqiptare të jenë më pragmatike dhe të mos shfrytëzojnë fraza boshe. Shtoi se është shumë e rëndësishme të kemi fushatë me nishane Evropiane.

“Do të ishte mirë që partitë politike të jenë më pragmatike në këtë fushatë parazgjedhore. Sa më pak të shfrytëzojnë fraza boshe, sa më shumë të prezantojnë projekte konkrete qe janë të realizueshme. Është me rëndësi të kemi fushatë me nishane evropiane, sepse çdo devijim eventual i fushatës mund të reflektohet keq në ardhmërinë e integrimit tonë në BE. Kjo fushatë është një rast që Fryma evropiane të dëshmohet në vepër, e jo vetëm të jetë pjesë e vokabularit bosh politik”, tha Saliu.

Ndryshe, dje pas votimit të ligjeve për Prokurorinë Publike, Këshilli i Prokurorëve dhe Ligji për mbrojtje, Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut u shpërnda në afatet ligjore të cilat parashihen për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, të cilat tani më edhe zyrtarisht pas nënshkrimit të kryepalramentarit do të mbahen më 12 prill.

Kujtojmë se kryeparlamentari Xhaferi pas nënshkrimit të zgjedhjeve bëri apel deri tek të gjithë aktorët politik që zgjedhjet e 12 prillit të jenë shembull i mirë për Evropën para samitit të Zagrebit i cili do të mbahet në mars./INA

Baby Boo