Zgjaten afatet e kartave të identitetit dhe patentave të shoferëve në Maqedoni


Me propozimin të Ministrisë së Brendshme, në seancën e sotme, Qeveria miratoi dekretin me fuqi ligjore për zgjatjen e afateve të letërnjoftimeve dhe patentave e shoferëve të shtetasve të Republikës së Maqedonisë së Veriut gjatë gjendjes së jashtëzakonshme.

Afati i letërnjoftimeve do të zgjatet deri më 31 korrik 2020, thonë nga shërbimi për shtyp i Qeverisë.

Në seancën e sotme, Qeveria gjithashtu miratoi mundësinë e përdorimit të Fondit të Solidaritetit të Bashkimit Evropian (FSEU) për ballafaqim me ndikimin financiar të COVID-19.

Baby Boo