Zëvendësministri që kërkoi 30 mijë euro ryshfet shpëton nga burgu – Gjykata i shqipton vetëm gjobë


Ish-zëvendësministri Musa Cena i akuzuar për marrje ryshfeti është shpallur sot fajtor nga Gjykata Themelore e Prishtinës.

Kjo gjykatë, e ka dënuar me 6 muaj burg ish-zëvendësministrin e Ministrisë së Zhvillimit Rajonal, Musa Cena.

Por pavarësisht kësaj, Cena i cili e ka pranuar se ka kërkuar 30 mijë euro ryshfet, nga pronari i kompanisë, “Bylmeti”, në këmbim të një granti të ministrisë në vlerë prej 200 mijë eurosh, ai nuk do të shkojë asnjë ditë të vetme në burg pasi që është pajtuar që dënimi i tij të kthehet në dënim me gjobë në lartësi prej 5 mijë euro.

Musa Cena, e ka pranuar edhe vet se i ka kërkuar pronarit të kompanisë, “Bylmeti”, Afrim Berisha, 30 mijë euro ryshfet në këmbim të një granti nga Ministria e Bujqësisë, në vlerë prej 200 mijë eurosh.

I akuzuari tjetër në këtë rast, Nusret Shala, është dënuar me gjobë në shumë 4 mijë euro.

Për dallim prej dy të parëve, i akuzuari i tretë, Hazër Shehu, që ngarkohej për ndihmë në keqpërdorim të detyrës zyrtare, është dënuar me 3 muaj burg ndërsa me pajtimin e tij i është kthyer në dënim në gjobë prej 2 mijë euro.

Baby Boo