Zëvendësministri i Shëndetësisë ASIM MUSA nuk bëhet “ hesap” nga ministri VENKO FILIPCE!


Zëvendësmini­­­stri i Shëndetësisë, Asim Musa nga Struga si duket diskriminohet dhe tallet nga ministri i Shëndetësisë nga rradhët e LSDM-së, VENKO Filipce, raporton portali, AMERIKA-RADIO.

Në ueb faqen e e kësaj ministie ASIM MUSA në versionin në gjuhën shqipe nuk figuron askund emri ASIM MUSA, madje të gjitha informatat në gjuhën shqipe për të informuar popullatën janë gjysmake dhe nuk rifreskohen edhe pse në këtë ministri përqindja e shqiptarëve të punësuar është mbi 15 përqind.

Në vend të pozitës si “Zëvendësministër” në uebfaqe del një status i ri me emrin ZAVENDËS MINISTRI që askund në rregullat gramatikore të gjuhës shqipe nuk mund të gjendet një emërim i këtillë.


Portali AMERIKA-RADIO në bazë të një analizimi të kësaj uebfaqe ka regjistruar se informatat në gjuhën shqipe mungojnë shumë.

Ndryshe në Ministrinë e Shëndetësisë së Maqedonisë udhëheqësit e sektoreve janë eksluzivishtë për maqedonasit, qoftë sektori juridik, i financave dhe sektoret tjera, të punësuarit shqiptar me vite nuk mund të avancohen dhe të marin pozita drejtuese.

Zëvendësministri i ri Asim Musa, ende nuk ka prezantuar asnjë projekte se si do tju ndihmonte shqiptarëve në ministri, spitale dhe pozicone tjera.

Jozyrtarisht mësohet se Musa deri tani nuk ka mbajtuar asnjë mbledhje me të punësuarit, madje nuk ka bërë asnjë vizitë në spitale dhe shtëpi të shëndetit, me cka do tju jepte përkrahje të punësuareve shqiptar të cilët mund ti sistemoj në sektore të rëndësishme.