Zëvendësministri Hasani: Nuk do të aplikoj për vaksinën deri sa aplikacioni nuk është në gjuhën shqipe

Aplikacioni elektronik i vaksinimit është vetëm në gjuhën maqedonase. Ndërkaq nga Ministria e Shëndetësisë për NMK-Post bëjnë të ditur se aplikacioni në gjuhën shqipe është përgatitur dhe se është vonuar për shkak se Drejtoria “Termini Im” ende nuk e ka vënë në funksion.

“Unë jam angazhuar që nga ana e shërbimeve të Ministrisë së Shëndetësisë të dorëzohen të gjitha materialet në gjuhën shqipe. Të njëjtat janë dorëzuar Drejtorisë Termini im të cilët menaxhojnë me faqen vakcinacija.mk. Prej atje kam mar përgjigjen se është duke u punuar që aplikacioni në gjuhën shqipe të vihet në pordorim sa më shpejt” , ka deklaruar zëvendësministri i shëndetësisë Ilir Hasani. Në vazhdim ai i raevoltuar ka thënë: “Nuk do të aplikoj deri sa aplikacioni të vihet në gjuhën shqipe”.
Aplikacioni vakcinacija.mk ka hyrë në funksion nga dita e djeshme.

Baby Boo