Zëvendëskryeministri i parë Grubi pranon uratat e para nga Shqipëria zyrtare


Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, z.Artan Grubi e realizoi sot takimin e parë me Ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në vendin tonë z.Fatos Reka.

Ambasadori Reka, në emër të Kryeministrit dhe Presidentit të Republikës së Shqipërisë, i uroi z.Grubi formimin e Qeverisë dhe emërimin e tij në detyrën e re, duke i uruar suksese në punë. Me tej ai shtoi se dy vendet tona tradicionalisht kanë marrëdhënie të mira dhe se ky bashkëpunimin i mirë do të thellohet edhe më shumë në të ardhmen.

Republika e Shqipërisë dhe Republika e Maqedonisë së Veriut si vende anëtare të NATO-s do të bashkëpunojnë në realizimin e projekteve të përbashkëta në sfera të ndryshme, si dhe bashkëpunim në zbatimin e reformave të nevojshme për anëtarësim në Bashkimin Evropian, ku synojmë të dy vendet. Nga ana e tij,zëvendëskryeministri i parë Grubi falënderoi për urimin dhe mbështetjen që vjen nga Tirana zyrtare dhe njëkohësisht shprehu gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit.

Zëvendëskryeministri Grubi dhe ambasadori Reka diskutuan edhe për organizimin e mbledhjes së dytë të përbashkët në mes dy Qeverive, të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Repubikës së Shqipërisë.

Baby Boo