Zëvendëskryeministri i parë Grubi i dhuron plis ambasadorit të BE-së Samuel Zhbogar

Zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi, ka pritur në kabinetin e tij Ambasadorin e Bashkimit Evropian në Shkup, Samuel Zhbogar.

Baby Boo

Në njoftimin e dërguar nga Bashkimi Demokratik për Integrim, parti së cilës i takon Grubi, shkruhet se zëvendëskryeministri, njëherazi dhe Ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive, e ka falënderuar ambasadorin për kontributin e tij në rrugëtimin e Maqedonisë së Veriut drejt integrimit evropian.

“Bashkëbiseduesit folën për reformat, Marrëveshjen e Ohrit dhe luftën e pa kompromis ndaj korrupsionit në vend. Zëvendëskryeministri i parë Grubi theksoi se Ministria për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive do të jetë ministri moderne, funksionale dhe përgjegjëse dhe do të kontribuojë në kohezionin shoqëror dhe barazinë qytetare”, shkruhet në njoftimin e BDI-së.

Në njërën nga fotografitë që ka dërguar zyra për shtyp e integristëve shihet se Grubi i dhuron Zhbogarit një plis, të cilin Ambasadori i BE-së, siç duket në foto, e ka pranuar me buzëqeshje.