Zëvendësi i ish-presidentit vetëshpallet President kujdestar i Afganistanit


Zëvendëspresidenti afgan Amrullah Saleh është vetëshpallur President kujdestar i vendit, pas largimit nga vendi të Ashraf Ghanit.

Me anë të një postimi në Twitter Amrullah Saleh shprehet se sipas Kushtetutës në mungesë të Presidentit, zëvëndësi i tij merr postin e Presidentit kujdestar.
“Sipas kushtetutës së Afganistanit, në mungesë, arratisje, dorëheqje ose vdekje të Presidentit, zvPresidenti bëhet President kujdestar. Aktualisht jam brenda vendit tim dhe jam Presidenti legjitim i vendit. Po i drejtohem të gjithë udhëheqësve për të siguruar mbështetjen dhe konsensusin e tyre.”

Pas një mbledhje sigurie të drejtuar nga presidenti që u largua Ashraf Ghani, Saleh u shpreh javën e shkuar se ishte krenar për forcat e armatosura dhe se qeveria do të bënte gjithçka për të forcuar rezistencën ndaj talebanëve.
Talebanët mësynë në Kabul të djelën, dhe Presidenti Ashraf Ghani u largua nga vendi, duke u shprehur se situata do ishte më e rëndë për Afganistanin nëse ai do të qëndronte.

Baby Boo