Zëvendës ministri i Kosovës ndalohet nga serbët, reagon Haradinaj


Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, tha se zëvendësministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit i Kosovës, Boban Stankoviq, u ndalua të mërkurën në pikën kufitare në Merdare dhe se po mbahet nga zyrtarët policorë serbë “pa asnjë arsye”.

Stankoviq është edhe nënkryetar i Partisë Liberale të serbëve të Kosovës.

“Ftojmë autoritetet serbe që t’i ndalojnë praktikat e tilla të presionit ndaj qytetarëve serbë, të cilët duan ta ndërtojnë jetën e tyre në Republikën e Kosovës. Kosova është shtet i të gjithë qytetarëve të saj dhe ne nuk do të pranojmë që në këtë formë të frikësohen qytetarët tanë”, tha Haradinaj në një postim në Facebook.

Baby Boo