Zëvendës ministri Agim Nuhiu, për videon kundër dhunës: E luftojmë dhunën kudo shfaqet me mjete ligjore demokratike


Zëvendës ministri Agim Nuhiu ka komentuar videon kundër dhunës, ai në facebook shruan:

“Dallimet tona nuk bën të na përjashtojnë nga të qenët pjesë e një tërësie që ecën drejt vlerave përbashkuese me diversitet. Ne, duke qenë pjesë e një mozaiku që ia shton vlerat Ballkanit dhe Evropës, nuk guxojmë të lejojmë të bëhemi as burim, as përhapës të urrejtjes apo dhunës. Vuajtjet e kësaj pjese të Ballkanit, duam t’i shndërrojmë në energji pozitive për të reflektuar vlerat tona të mirëkuptimit, tolerancës dhe unitetit me dallime, ashtu siç ia kemi dëshmuar vetes, me synimet për orientimin e fuqishëm euro-atlantik. Unë, së bashku me të gjithë anëtarët e Kabinetit tim, e kemi vlerësuar dhe vlerësojmë me prioritet qetësinë dhe sigurinë qytetare e cila nuk guxon të lëndohet nga askush. Aq më parë, me përkushtim e luftojmë dhunën, kudo shfaqet, me mjetet ligjore demokratike, duke çmuar mendimin e tjetrit për të qenë i lirë në deklarim! Për të sotmen dhe nesërmen tonë, këtu!”

<iframe src=”https://www.facebook.com/plugins/video.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fagim.nuhiu%2Fvideos%2F2034728776614109%2F&show_text=1&width=560″ width=”560″ height=”426″ style=”border:none;overflow:hidden” scrolling=”no” frameborder=”0″ allowTransparency=”true” allow=”encrypted-media” allowFullScreen=”true”></iframe>

Baby Boo