Zëvendës ambasadori maqedonas në Prishtinë me komente ofenduese për Kosovën, Çairin e quan “shëmti”!(Foto)


Toni Petrovski-Gustav, zv ambasador i Maqedonisë së Veriut në Kosovë, ka shprehur ofendime për shtetin fqinj. Ofendimet ndaj Kosovëd i ka paraqitur me një qasje indirekte, duke i paraqitur si pikëpamje të djalit të tij 13 vjeçar, David Petrovski.

“David Petrovski është 13 vjeçar, mëson në një shkollë amerikane në një GJYSËMshtet qesharak në fqinjësi.
Gjithçka që din e ka mësuar falë interesimit personal nga Vikipedia dhe nga interneti. Unë këtu nuk kam kurrfarë ndikimi e as ndonjë brainstorming mental, si disa brain o brain prindër ambiciozë që praktikojnë me fëmijët e tyre.
Pas dy viteve të kaluara me fëmijë të jargosur pasanikësh në atë shkollë më thotë:
Babi, Koço Racini (shkollë në Shkup s.j.) ekziston nga viti 1937, është e vjetër por unë e dua. Ka banka të vjetra edhe muret janë të vjetër por unë e dua, ndjehem bukur sepse është e jona maqedonase dhe për mua është me rëndësi së paku klasën e 9-të ta mbaroj këtu sa ta ruaj traditën… Asgjë nuk mbeti autentike. Un dëshiroj të ketë edhe gjurmë nga diçka që i takon të kaluarës, kur ti ke jetuar në atë kohë. Ja, e kam me rëndësi…!!
Heshta, unë ende mendoj se është tabula rasa në kokë”, ka shkruar Zv ambasadori Gustav në Facebook.

Gustav nuk ka mundur të durojë pa shprehur mendim edhe për Çairin, duke u munduar të përdorë ironi.

“ Ist Gejt, Siti Moll, Vero Xhambo dhe Ramstorat e Tineksat do ta shkarkojnë koncentrimin e njerëzve në një vend që të mundemi të fillojmë të bëjmë jetë normale….por çka të bëjmë me geton në Çair, Jahja Pashë me blloka betoni si në rrypin e Gazës..?
Kur do të zbukurohet ajo shëmti, apo nuk ka nevojë…?”, shkruan Petrovski./Lideri.mk

Baby Boo