Zev nga Mostari: Rajoni ka liderë të cilët janë të gatshëm për t’i bashkuar vendet dhe popujt


Ajo çka na lidh është e ardhmja e përbashkët e qytetarëve tanë. Ajo çka na lidhë është stabiliteti, mbrojtja dhe siguria, ndërsa nga këto edhe fitimet ekonomike, për qytetarët tanë dhe vendet tona, tha kryeministri Zoran Zaev në Mostar, ku po merr pjesë në manifestimin “Mostar Peace Connection”, njofton Telegrafi Maqedoni.

Siç njoftojnë nga konferenca e shtypit të qeverisë, para fillimit të ngjarjes kryeministri Zaev kishte bisedime jo formale me përfaqësuesit nikoqir, përfaqësuesit nga Qendra për paq dhe bashkëpunim multietnik, kryeministrin grek, Alexis Tsipras dhe me kryeministrin e Malit të Zi, Dushko Markoviq. Me këto Zaev vendosi kurora lulesh në lumin Neretve, në shenjë të të paqes dhe viktimave të të gjitha luftërave.

Në një deklaratë për media, Zaev theksoi guximin e liderëve të të gjithë kryeministrave nga rajoni të cilët të ardhmen e ndërtojnë mbi themelet e së kaluarës. Për më tepër, Zaev uroi Tsipra dhe Markoviçin për çmimin “karta e paqes së Mostarit”, të cilin laureat e kishe marr vitin e kaluar edhe vet ai.

Baby Boo