Zeqirija Ibrahimi: Arbër Ademi nga frika se nuk do jetë më deputet ndryshon ligjin, i rrit rrogën vetes me 500 euro por diskriminon punëtorët shkencorë


Sekretari i përgjithshëm i Alternativa Zeqirija Ibrahimi me një status në profilin e tij në Facebook ka reaguar lidhur me rritjen e pagës së Arbër Ademit 400-500€ plus, duke e ndryshuar Ligjin e arsimit të lartë.

Sipas Ibrahimit, në anën tjetër, ai refuzon që këtë ta bëjë edhe për punëtorët shkencorë të instituteve shkencore, të cilat ka kohë që e kërkojnë këtë dhe shteti vazhdon t’i diskriminojë.

Në vazhdim postimi i plotë:

“Dje, në Ditën e Shkollës Shqipe, Arbër Ademi ia rriti rrogën vetes për nja 400-500€ plus, duke e ndryshuar Ligjin e arsimit të lartë. Megjithëse duket abuzim me fuqinë e numrave në Kuvend vetëm për arsye personale, besoj se këtë e ka bërë sepse nuk do jetë më deputet dhe i duhet ta sigurojë veten.

Në anën tjetër, ai refuzon që këtë ta bëjë edhe për punëtorët shkencorë të instituteve shkencore, të cilat ka kohë që e kërkojnë këtë dhe shteti vazhdon t’i diskriminojë, madje duke e shkelur ligjin.
Dëgjova se Arbër Ademi këtë refuzim e ka pikërisht për shkakun tim, sepse punoj në Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve – Shkup. Prandaj po shkruaj që të deklaroj publikisht se nëse ai e voton edhe ndryshimin e Ligjit të veprimtarisë hulumtuese-shkencore, që të nivelizohen rrogat me arsimin e lartë, jam i gatshëm që përqindjen e rritjes së rrogës sime t’ia jap atij vetë. Por, nuk është mirë që për shkakun tim t’i diskriminojë krejt hulumtuesit e Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve dhe 230 të punësuarit e tjerë në institucionet hulumtuese shkencore në vend.” përfundon ai.

Baby Boo