Zeqiri deri te Zaev: A është arushë e mbrojtur, reis Sulejman Rexhepi?

Deputeti i LSDM-së, Muhamed Zekiri, në seancën e sotme për pyetje të deputetëve, e pyeti kryeministrin Zoran Zaev, nëse reisi i Bashkësisë Fetare Islame (BFI), Sulejman Rexhepi është arushë e mbrojtur, gjegjësisht nëse është i paprekshëm, njofton Portalb.mk.

Baby Boo

“Nëse jemi të gjithë të barabartë, a është arushë e mbrojtur, Sulejman Rexhepi, i cili punon në mënyrë të paligjshme. Ai u kthye në BFI me kallashnikovë dhe u vendos aty përjeshtësisht. Institucionin e shndërroi në pashallëk të tij. Ai është kriminel dhe i pandershëm për shkak të mënyrës se si udhëheq”, tha Zekiri.

Deputeti Zekiri e akuzoi Rexhepin se i ka keqpërdorur vizat për haxhilerët. Ata, ashtu siç tha Zekiri, jepen nga Arabia Saudite për një numër të caktuar të besimtarëve, ndërkaq për të njëtat ai u merr para.

“Çmimi i vizave është 500 euro. A ka hyrë ndonjëherë në BFI Inspetorati i Punës që të kontrollojë nëse u paguhen imamëve pensioni invalidor. Edhe Policia Financiare a do të hyjë të kontrollojë se si menaxhohet BFI”, tha Zekiri.

Kryeministri Zaev i tha Zekirit se Inspektorati i Punës do të marrë urdhër direkt prej tij.

“Disa institucione janë në kontroll të KOM-it dhe BFI-së, ka procese për shak Strasburgut. Kjo, megjithatë është udhërrëfyes deri te Qeveria që të kontrollojë nëse paguhen tatime, kompensime etj. Në të gjitha bashkësitë vetare do të veprojmë, ndërkaq do të kemi kujdesë edhe që të mos e shkelim sekularitetin. Nëse konstatojmë mangësi, do t’i publikojmë”, tha Zaev.

Restorant Lumare