Zënka ‘live’ e Remzi Mehmedit (ASH) dhe Milikije Halimit (LSDM)


Është zhvilluar një debat ofendues në rrjetin social facebook mes deputetit Remzi Memeti dhe Milikije Halimit.

Nënkryetari i Aleancës për Shqiptarët, Remzi Mehmedi ka shkruar në statusin e tij në facebook një koment, ku i është drejtuar kryetares së komunës së Haraçinës Mililije Halimi duke e krahasuar me personazhin e Linda Morinës që njihet si një femer e skandaleve qesharake… Ja statusi i plotë: ” Si të të kritikon Milikija, si të të këndon Linda, është punë e njëjtë, nule ”

Por nuk ka shkuar gjatë dhe kryetarja e komunës së Haraçinës  Milikije Halimi i është përgjigjur: ‘Qeverine se dashtet, opozites s’ja dini renin…

Te vegjlit kane te drejte te qajne e gabojne. Te medhenjte jane ata qe dijne te falin. I fali edhe kalamajte e Aleances qe Qeverine se deshten e opozites s’po ja din renin. Ku me va be venin? Ne histori se shpejti. Partite politike si ju dhe si VMRO-DPMNE dhe si ju do te shkojne ne histori shume shpejte. Njerezit e ketille kur nuk kane aftesi dhe suksese kane sens per ofendime dhe histeri. Ju kuptojme. Nuk ndjehem e ofenduar nga fjalet e Remzi Mehmedit, por ndjehem e ofenduar nga vete personi qe eshte mare me mua. Ja thash edhe heren e kaluar e ja perseris. Urdheroni na fitoni ne zgjedhje e pastaj matuni me ne. Me fjalet tuaja keni treguar veten. E di qe dhemb humbja e gjithe atyre burrave nga nje femer, por une nuk kam perceptime te tilla dhe nuk bej dallime te tilla andaj per ate pjese nuk do te ju pergjigjem. Vetem po ua perseris, jeni shume te vegjel Remzi e ju Aleanca e veteshpallur per Shqiptaret. Jeni te vegjel si ne numra votash, si ne perballje ndaj nesh, si ne fjalor dhe nivelin qe po tregoni. E ne te medhenjte ua falim, sepse e dijme se populli do t’ju denoje si gjithmone.Me respekt Kryetarja e Komunes Haracines’

 

Por debati nuk ka përfunduar me kaq, lexoni replikat

Baby Boo