Zendeli: Osmani le t’i pyet shqiptarët në Çair se a dëshirojnë të quhen maqedonas


Ne nuk jemi pengesë për procesin e integrimit në NATO dhe BE, ne i dhamë mbështetje fillimit të hapjes së Kushtetutës, por gjatë procesit ndryshuan rregullat e lojës, u ngritën çështje të reja që janë të diskutueshme për ne, thonë nga Lëvizja e Besa krahu i Kasamit.

Deputeti Fadil Zendeli, pas takimit me përfaqësuesin e NATO-s Zoran Jankoviç, tha se ka momente të diskutueshme në fushën e shtetësisë dhe se përgjegjësia është për ata që ndryshuan rregullat e lojës që nuk ishin pjesë e debatit mbi ndryshimet kushtetuese.

Zendeli i rekomandoi zv. kryeministrit Osmani të shkojë në Çair dhe t’i pyes shqiptarëve nëse ata pranojnë që në nënshtetësi të quhen maqedonas.

Baby Boo