Zendeli: Eliminimi i Demirit si kandidat për në KSHZ, ka si qëllim manipulimin e procesit zgjedhor


Komisioni për zgjedhje dhe emërime në Kuvend ka tentuar ta eliminon kandidatin e propozuar nga Lëvizja Besa për në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve. Arsyetimi i tyre, përkatësisht i kryetares së komisionit Marija Georgieva ka qenë se Abdush Demiri është sekretar i përgjithshëm i partisë dhe nuk ka të drejtë kandidimi, raporton Alsat.

Deputeti Fadil Zendeli shpalosi dokumentet të cilat dëshmojnë të kundërtën e asaj që pretendon Georgieva. Sipas Zendelit, Demiri i plotëson të gjitha kushtet, ndërsa sekretari gjeneral i partisë nuk është organ partiak ashtu siç e parandalon ligji: që kandidati të mos jetë në funksion të një organi partiak.

“Kandidati i Lëvizjes Besa, Abdush Demiri i plotëson të gjitha kushtet ligjore, e posedon dokumentacionin e kompletuar në përputhje me Kodin Zgjedhor i cili qartë parashikon kushtet që duhet t’i plotësojnë kandidatët. Në mënyrë skandaloze, kundër ligjore dhe kundër kushtetuese nga ana e kryetares së komisionit pretendohet eliminimi i kandidaturës së Demirit”, deklaroi Fadil Zendeli, Deputet i Lëvizjes Besa.

Zendeli thotë se komisioni po konteston edhe deklaratat e notarizuara, me qëllim që ta manipulon procesin zgjedhor tashmë të caktuar për më 8 maj të vitit ardhshëm.

“Kur shkon në noter si institucion publik, në momentin që jep deklaratë merr të gjitha përgjegjësisë juridike. Atë nuk mund askush ta konteston. Ka procedura juridike se di kontestohet deklarata, por këtë nuk mund ta bën kryetarja e komisionit”, tha Fadil Zendeli, Deputet i Lëvizjes Besa.

Mbledhja e komisionit u anulua, ndërsa deputetëve i është thënë se i njëjti do të vazhdon pas seancës plenare. Jo zyrtarisht për skandalin janë njoftuar edhe misionit i OSBE-së. /Alsat.mk

Baby Boo