Zendeli: Edhe dy deputetët e BESA-s opozitare, janë “për” marrëveshjen e emrit me Greqinë


Deputeti i Lëvizjes Besa, Fadil Zendeli ka deklaruar se dy deputetët opozitarë do të votojnë “për” ratifikimit të marrëveshjes së emrit me Greqinë, njofton Portalb.mk.

“Po ne do të votojmë “për” ratifikimin e marrëveshjes me Greqinë. Unë flas në emrin e dy deputetëve të Lëvizjes Besa që janë në opozitë. Normal se do të mbështesim edhe referendumin”, tha Zendeli.

Zendeli gjithashtu ka përkrahur edhe protestat që po zhvillohen në Shkup, pasi që sipas tij, “çdo protestë është e drejtë e qytetarëve”.

Kjo deklaratë e deputetit të Lëvizjes Besa, Fadil Zendeli vjen pasi që Qeveria e Maqedonisë sot miratoi propozim-ligjin për ratifikimin e marrëveshjes për zgjidhjen e dallimeve me Greqinë.

Paraprakisht, se do të votojnë “pro” propozim-ligjit për ratifikimin e marrëveshjes ka deklaruar edhe deputetët e Aleancës për Shqiptarët.

Mbetet të shihet se nëse propozim-ligji mban flamurin evropian, që të kuptohet se kush do të jetë Komisioni amë i tij.

Baby Boo