Zemaj tregon nëse do të marrin para qytetarët e infektuar me COVID 19


Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka folur për spitalin e ri për trajtimin e rasteve me Covid-19. Ai tha se sa i përket funksionalizimit të këtij spitali, Ministria e Shëndetësisë do të ndjek procedurat ligjore. Zemaj para gazetarëve ka folur edhe për mundësinë e mbështetjes financiare për qytetarët e prekur me koronavirus. Ndonëse nuk ka qenë konkret rreth kësaj teme, ai tha se do të bëjnë të “pamundurën”.

“Çdo mundësi buxhetore që e ka MSH-ja dhe që i ofrohet edhe nga Qeveria në jemi duke e përdorur dhe do ta përdorim për t’u dalë në ndihmë qytetarëve të prekur me koronavirus” tha ai. Ai tha se të prekurve me Covid- 19 u ndihmohet në forma të ndryshme qoftë ata që janë të shtrirë në Infektivë qoftë ata që marrin ndihmë nga ana e Qendrave të Mjekësisë Familjare. Zemaj tha se Qeveria ka ndarë 39 milionë euro për t’i mbështetur për komunat për luftimin e covid-19.

Zemaj ka theksuar se do të bëjnë të pamundurën që t’u ndihmojnë qytetarët e prekur me koronavirus, por pa përmendur një plan konkret. Ndryshe, dje kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti tha se Komuna që ai drejton do t’ua jap nga 50 euro qytetarëve të prekur me koronavirus.

“Këto ditë do ta dërgojmë propozimin në Kuvendin Komunal që çdo qytetari të Prishtinës (zyrtarisht në regjistrin civil) që është i konfirmuar me Corona në listat e IKSHP të subvencionohet me 50 (pesëdhjetë) Euro në emër të shpenzimeve shëndetësore, jashta shërbimeve të ofruara nga sistemi jonë shëndetësor. E dijmë që është shumë modeste, por këto janë kapacitetet e Komunës tonë. Shpresojmë që qeveria të shtojë subvencionim të tillë për krejt qytetarët e Republikës së Kosovës.

Për modalitetet e kriteret do të ju njoftojmë me kohë. Tashmë jemi dakorduar me partnerët e koalicionit në Pr e shpresojmë që të marrim mbështetjen e Partive politike të përfaqësuara në Kuvendin Komunal të Prishtinës”, ka shkruar ai.

Baby Boo